Sëmundjet me shkronjën: D

Fare pak kohë pas konceptimit të fëmijës në trupin e nënës, përqindja e hormoneve të saj, veçanërisht e progesteronit dhe e estrogjeneve, rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe kjo mbetet e lartë gjatë gjithë shtatzënisë. Por 72 orë pas lindjes, ato bien në mënyrë tepër të ndjeshme. Progesteroni bie gjersa më së fundi zhduket.

Gjatë kësaj rënie hormonale, trupi i gruas e ka të vështirë të adoptohet. Dhe kjo ndjehet menjëherë në botën e ndjenjave të saj dhe në funksionimin mendor, çka mund të sjellë dhe depresione. Një lodhje ekstreme e trupit të gruas mund të vijë dhe si pasojë e një mungese kaliumi në trupin e saj. Por kjo ekuilibrohet përmes ushqimeve të pasura në kalium, siç janë bananet apo domatet.

Simptomat që tregojnë depresionin post-natal janë të shumta. Ato ndryshojnë nga një grua në tjetrën. Ka gra që vuajnë nga një lloj letargjie, ankthi, tensioni, paniku, pagjumësie, ndjenja e fajit, mungesa e përqendrimit, etj.