Dermatiti atopik
Ekzema është një sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga inflamacioni. Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i shumë llojeve të ekzemës. Derisa fjala ‘dermatitis’ do të thotë inflamim (pezmatim) i lëkurës, “atopic” do të thotë një tendencë për të shfaqur reaksione alergjike, e që shpesh është dukuri e trashëguar.
Edhe pse dermatiti atopik në vete nuk është i shkaktuar nga ndonjë alergji, personat që vuajnë nga ekzema kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundje të tjera alergjike (si astma ose ethet e sanës).
Për shumë njerëz ekzema është problem kronik. Kjo është sëmundje më e shpeshtë te foshnjat dhe fëmijët, shumica e të cilëve e tejkalojnë këtë pas moshës shkollore.
Si astma, edhe ekzema duket se përcillet në familjet. Gjene të caktuara i bëjnë disa njerëz të kenë lëkurë ekstra-të ndjeshme, ndërsa faktorë të caktuar ambiental, siç mund të jetë stresi, mund të shkaktojnë një episod të ekzemës.
Ekzema po ashtu shkaktohet ose përkeqësohet nga kontakti me substanca ngacmuese, nga të cilat më të shpeshtat janë:
- Pëlhura e leshtë;
- Sapunët dhe agjentët tjerë të cilët e thajnë lëkurën;
- I nxehti dhe djersa.
Ekzema po ashtu mund të përkeqësohet nga lëkura e thatë.
Meqë ekzema mund të jetë pjesërisht një përgjigje e brendshme ndaj stresit, çdo ngjarje e mbushur me emocione – ndërrim vendbanimi ose edhe një punë e re – mund të shkaktojë shpërthim të sëmundjes.
Kush preket nga dermatiti atopik?
Dermatiti atopik është më i shpeshtë te foshnjat dhe fëmijët. Por ai mund të paraqitet te gjithkush. Njerëzit të cilët jetojnë në qytete dhe klimë të thatë mund të jenë më të prirë ta zhvillojnë sëmundjen.
Kur fëmijët me dermanit atopik rriten ky problem përmirësohet ose largohet krejtësisht. Por lëkura mund të qëndrojë e thatë dhe mund të irritohet me lehtësi. Herëve tjera, dermatiti atopik është problem edhe në moshë madhore.
Njerëzit nuk mund ta marrin këtë sëmundje nga njerëzit e tjerë ose t’ua japin atë atyre.
Karakteristike për ekzemën është se ajo bën që lëkura të bëhet e kruar, e kuqe dhe e thatë – madje e çarë dhe si e rrahur. Ekzema më së shpeshti paraqitet në fytyrë dhe në ekstremitete, por kjo mund të shfaqet edhe në zona të tjera, po ashtu.
Simptomat më të shpeshta të dermatitit atopik janë:
- Lëkura e thatë dhe që kruhtr
- Puçrra në fytyrë, brenda bërrylave, prapa gjurit, dhe në duar dhe këmbë.
Të kruarit e lëkurës mund të shkaktojë:
- Skuqje
- Ënjtje
- Plasaritje
- Rrjedhje e lëngut të pastër
- Dregëz
- Lëkurë e fryrë
- Dhëmbëzime.
Shpesh, lëkura përkeqësohet (shpërthimet e ekzemës), ndërsa më pas përmirësohet ose pastrohet (faza e qetësisë).