Dializa e veshkave
Veshkat ju ndihmojnë për filtrimin e mbetjeve (substancave të dëmshme/të panevojshme), lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga gjaku juaj. Ato janë po ashtu të rëndësishme për prodhimin e qelizave të gjakut dhe për shëndetin e kockave. Nëse veshkat nuk funksionojnë si duhet, substancat e dëmshme grumbullohen në organizëm, mund të rritet shtypja e gjakut dhe mund të rritet sasia e lëngut në inde (gjë që shkakton ënjtjen e quajtur edem). Nëse veshkat tuaja dështojnë, atëherë ju nevojitet një trajtim që shpëton jetë e që quhet dializë, për të kryer punën e tyre.
Dializa e veshkave është një trajtim mbështetës për jetën, i cili shfrytëzon një makinë speciale për të filtruar mbetjet e dëmshme, kripërat dhe tepricën e lëngut nga gjaku. Ky veprim rikthen gjakun në baraspeshë normale dhe të shëndetshme. Dializa zëvendëson shumë funksione të rëndësishme të veshkave.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të dializës së veshkave:
Hemodializa. Gjaku filtrohet duke përdorur një dializues dhe makinën për dializë.
Dializa peritoneale. Gjaku filtrohet brenda trupit pasi abdomeni mbushet me një tretësirë të veçantë pastruese (dializant).