Pse na zverdhen dhëmbët?
Dhëmbët e humbasin bardhësinë e tyre fillestare nga një sërë arsyesh. Këtu mund të përfshijmë: gjenetikën, çfarë lloj ushqimi dhe pijesh konsumoni dhe kujdesi që tregoni ndaj higjienës orale.
Një dhëmb është i përbërë nga 4 inde: smalti, i cili është mbulesa e bardhë që mbron dhëmbin, denti – i cili është materiali që mbart nervat, pulpa- e cila është në qendër të dhëmbit dhe përmban enët limfatike të gjakut dhe centrum- e cila mbron rrënjën e dhëmbit.
Smalti dhe denti luajnë një rol të madh në ngjyrë. Ushqime të caktuara dhe pijet gjithashtu lënë njollë direkt në smalt. Kjo do të thotë që “dy fajtorët” më të mëdhenj në zverdhjen e dhëmbëve janë ushqimet dhe pijet që konsumoni, natyrisht edhe mosha. Ndërsa vitet kalojnë, smalti nuk do të jetë më aq i bardhë.
Ushqimet që përmbajnë lëndë të forta ngjyruese dhe acide, zverdhin dhëmbët. Ja disa prej tyre :
- Kafeja dhe çaji – të dyja këto pije kanë pigment të errët të cilat lënë njolla tek dhëmbët. Për t’i zbutur sadopak shtoni qumësht në to dhe shmangni konsumimin e tepërt.
- Vera e kuqe – përmban element dominues që ndikojnë në zverdhjen e dhëmbëve.
- Pijet me gaz – për shkak të aciditetit, zverdhin dhëmbët.
- Manaferrat – pavarësisht se janë fruta shumë të ushqyeshme, pigmenti i tyre I fortë mund të ngjitety ne smaltin e dhëmbëve duke lënë shënjë.
- Panxhari- gjithmonë pas konsumimit të tij duhet të lani dhëmbët, pasi ka pigment shumë të fortë të kuq dhe lë njolla tek dhëmbët.
- Domatet dhe salca e tyre – përmbajnë acid, kanë pigment të fortë, këto janë 2 arsyet që i bëjnë dhëmbët më të verdhë
- Turshitë – përmbajnë shumë kripë, acid dhe janë shumë të athëta, kjo do të thotë që ato gërryejnë smaltin dhe lënë njollë në dhëmbë.
- Uthulla balsamike – është thellësisht e pigmentuar dhe ka aciditet të lartë, përdoreni sa më rrallë.